Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: 50 vjetori i pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë..
Në gusht të vitit 1968, tanket sovjetike sulmuan Çekosllovakinë komuniste. Qeveria sovjetike i siguroi qytetarët e saj se trupat ishin atje për të ofruar ndihmë miqësore . Por pushtimi shkaktoi dëshpërim mes aktivistëve rusë pro-demokracisë, të cilët, me goditjen në Pragë, panë një nxitës për represion të mëtejshëm në vend. “Kishte shpresë se Çekia do të fillonte disa reforma të cilat do të ndihmonin jo vetëm çekët por edhe ne në Rusi, në se do të zbatoheshin”. Pavel Litvinov, atëherë një fizikant 28-vjeçar, ishte një nga tetë rusë të cilët fshehurazi u drejtuan tek Sheshi i Kuq në Moskë për të shprehur mbështetjen për shokët e tyre çekë dhe sllovakë. Ndërsa ora e Kremlinit shënoi 12, ata shpalosën një pankartë ku shkruhej: Për Lirinë Tuaj dhe Tonën Demonstrata zgjati vetëm pak minuta para se të ata të rriheshin dhe të ndaloheshin nga policia. Nuk kisha asnjë dyshim, dhe prisja shtatë vjet kamp pune si shumë nga miqtë e mi për të ashtuquajturën propagandë anti-sovjetike”, thotë zoti Litvinov. Litvinov u dënua me pesë vjet punë të detyruar në një kamp minierash siberiane. Ai më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara. Demonstruesit e tjerë u përballën me një fat të ngjashëm ose u shtruan në reparte psikiatrike sovjetike. Por ai ishte një moment përcaktues për lëvizjen disidente dhe pro-demokracisë që do të vinte. Njerëzit jo më kot shkuan në burg apo në mërgim. Ai nuk ishte thjesht një demonstrim i vetëm që të gjithë e harruan shpejt. Ajo rezonoi shumë , thotë Ksenia Sakharnove, drejtore e dokumentarit “5 minuta liri”. Megjithatë, sot, anketat tregojnë se pothuajse gjysma e të gjithë rusëve nuk janë në dijeni të pushtimit të vitit 1968 – dhe aq më pak për protestën në Sheshin e Kuq që pasoi. Njerëzit 35 vjeç apo më të rinj nuk dinë asgjë për këto ngjarje. Por ajo ka rëndësi ndërkombëtare. Që nga ai moment, Bashkimi Sovjetik filloi të zhdukej dhe njerëzit filluan të bëheshin më të lirë , thotë 19 vjeçarja Alisa. Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më prej kohësh, por presioni i shtetit ndaj opozitës dhe kritikëve të qeverisë në Rusi nuk është gjë e së kaluarës. Në luftën aktuale të Kremlinit në Ukrainë dhe kufizimin e lirive politike, anëtarët e familjeve të demonstruesve të Sheshit të Kuq shohin ngjashmëri me atë që ndodhi në vitin 1968. Nëse atëherë historia ishte se si Çekosllovakia kishte liritë dhe i humbi nën tanke, sot historia është se si rusët fituan lirinë dhe më pas e humbën . . . ose po e humbasin. Dhe përsëri ka tanke - jo në Sheshin e Kuq, ata janë tani në Ukrainë dhe në Krime”, thotë Yaroslav Gorbanevsky, djali i protestueses Natalya Gorbanevskaya. Në një ceremoni për të shënuar protestën e vitit 1968 në Sheshin e Kuq, Litvinov bëri thirrje për lirimin e të burgosurve të sotëm politikë, ndërsa policia ndërhyri ndaj dy demonstruesve. Një kujtesë se sot, 50 vjet më vonë, ka më shumë kufizime, sesa liritë, që përcaktojnë kohën.Pesëdhjetë vjet më parë, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm tronditi botën duke pushtuar aleaten e tij komuniste, Çekosllovakinë. Por, në Moskë, pushtimi sovjetik nxiti gjithashtu një protestë që do të bëhej një moment i rëndësishëm për të drejtat e njeriut në Rusi dhe në lëvizjen pro-demokracisë. Qeveria sovjetike i siguroi qytetarët e saj se trupat ishin atje për të ofruar ndihmë miqësore . Por pushtimi shkaktoi dëshpërim mes aktivistëve rusë pro-demokracisë, të cilët, me goditjen në Pragë, panë një nxitës për represion të mëtejshëm në vend. “Kishte shpresë se Çekia do të fillonte disa reforma të cilat do të ndihmonin jo vetëm çekët por edhe ne në Rusi, në se do të zbatoheshin”. Pavel Litvinov, atëherë një fizikant 28-vjeçar, ishte një nga tetë rusë të cilët fshehurazi u drejtuan tek Sheshi i Kuq në Moskë për të shprehur mbështetjen për shokët e tyre çekë dhe sllovakë. Ndërsa ora e Kremlinit shënoi 12, ata shpalosën një pankartë ku shkruhej: Për Lirinë Tuaj dhe Tonën Demonstrata zgjati vetëm pak minuta para se të ata të rriheshin dhe të ndaloheshin nga policia. Nuk kisha asnjë dyshim, dhe prisja shtatë vjet kamp pune si shumë nga miqtë e mi për të ashtuquajturën propagandë anti-sovjetike”, thotë zoti Litvinov. Litvinov u dënua me pesë vjet punë të detyruar në një kamp minierash siberiane. Ai më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara. Demonstruesit e tjerë u përballën me një fat të ngjashëm ose u shtruan në reparte psikiatrike sovjetike. Por ai ishte një moment përcaktues për lëvizjen disidente dhe pro-demokracisë që do të vinte. Njerëzit jo më kot shkuan në burg apo në mërgim. Ai nuk ishte thjesht një demonstrim i vetëm që të gjithë e harruan shpejt. Ajo rezonoi shumë , thotë Ksenia Sakharnove, drejtore e dokumentarit “5 minuta liri”. Megjithatë, sot, anketat tregojnë se pothuajse gjysma e të gjithë rusëve nuk janë në dijeni të pushtimit të vitit 1968 – dhe aq më pak për protestën në Sheshin e Kuq që pasoi. Njerëzit 35 vjeç apo më të rinj nuk dinë asgjë për këto ngjarje. Por ajo ka rëndësi ndërkombëtare. Që nga ai moment, Bashkimi Sovjetik filloi të zhdukej dhe njerëzit filluan të bëheshin më të lirë , thotë 19 vjeçarja Alisa. Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më prej kohësh, por presioni i shtetit ndaj opozitës dhe kritikëve të qeverisë në Rusi nuk është gjë e së kaluarës. Në luftën aktuale të Kremlinit në Ukrainë dhe kufizimin e lirive politike, anëtarët e familjeve të demonstruesve të Sheshit të Kuq shohin ngjashmëri me atë që ndodhi në vitin 1968. Nëse atëherë historia ishte se si Çekosllovakia kishte liritë dhe i humbi nën tanke, sot historia është se si rusët fituan lirinë dhe më pas e humbën . . . ose po e humbasin. Dhe përsëri ka tanke - jo në Sheshin e Kuq, ata janë tani në Ukrainë dhe në Krime”, thotë Yaroslav Gorbanevsky, djali i protestueses Natalya Gorbanevskaya. Në një ceremoni për të shënuar protestën e vitit 1968 në Sheshin e Kuq, Litvinov bëri thirrje për lirimin e të burgosurve të sotëm politikë, ndërsa policia ndërhyri ndaj dy demonstruesve. Një kujtesë se sot, 50 vjet më vonë, ka më shumë kufizime, sesa liritë, që përcaktojnë kohën.
Është formuar ditën E Marte , me datë 28 Gusht 2018 në Orën 21:06:16 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.65 Sekonta