Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Papa, letër kundër abuzimit seksual të fëmijëve..
Javën e kaluar, në një raport të jurisë së madhe në Shtetet e Bashkuara thuhej se më shumë se 300 priftërinj kishin abuzuar ndaj mëse 1, 000 fëmijëve në gjashtë dioqeza të Pensilvanisë gjatë një periudhe 70 vjeçare. Asnjëherë më parë Papa Françesku nuk u ka shkruar të gjithë katolikëve. Letra e tij u publikua në shtatë gjuhë. Megjithëse mund të thuhet se shumica e këtyre rasteve i përkasin të kaluarës, me kalimin e kohës, ne kemi arritur të njohim dhimbjen e shumë viktimave , shkruante Papa. Ai shkruante se me turp dhe pendim Kisha Katolike e pranon se nuk veproi në kohën e duhur dhe e kupton dëmin e madh që abuzuesit kanë bërë ndaj kaq shumë njerëzve. Papa Françesku shkruante se asnjë përpjekje për të kërkuar falje dhe për të ndrequr dëmin e bërë nuk do të jetë ndonjëherë e mjaftueshme . Letra nuk përmend ndonjë masë të re që mund të miratohej nga kisha.Papa Françesku tha të hënën se duhet bërë çdo përpjekje që kultura e Kishës Katolike të pengojë abuzimin seksual të fëmijëve nga klerikët, dhe për të siguruar që nëse abuzime të tilla ndodhin, ato nuk do të mbulohen. Komentet e Papës u bënë në një letër drejtuar më shumë se një miliard katolikëve të botës, në përgjigje të publikimeve të fundit lidhur me abuzimet nga ana e klerikëve. Asnjëherë më parë Papa Françesku nuk u ka shkruar të gjithë katolikëve. Letra e tij u publikua në shtatë gjuhë. Megjithëse mund të thuhet se shumica e këtyre rasteve i përkasin të kaluarës, me kalimin e kohës, ne kemi arritur të njohim dhimbjen e shumë viktimave , shkruante Papa. Ai shkruante se me turp dhe pendim Kisha Katolike e pranon se nuk veproi në kohën e duhur dhe e kupton dëmin e madh që abuzuesit kanë bërë ndaj kaq shumë njerëzve. Papa Françesku shkruante se asnjë përpjekje për të kërkuar falje dhe për të ndrequr dëmin e bërë nuk do të jetë ndonjëherë e mjaftueshme . Letra nuk përmend ndonjë masë të re që mund të miratohej nga kisha.
Është formuar ditën E Marte , me datë 21 Gusht 2018 në Orën 17:24:59 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.62 Sekonta