Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Vatikani: Abuzimet seksuale, kriminale dhe moralisht të d
Ati i Shenjtë e di se kjo mund të shkundë besimin e njerëzve të kishës. Ati i Shenjtë, siç e ka treguar edhe në Kili, vendos përpara viktimat dhe do që t’u bëjë të ditur se ai është në anën e tyre. Ai dëshiron gjithashtu që kisha të dëgjojë viktimat në mënyrë që të çrrënjosim atë që ka qenë një tmerr tragjik dhe diçka që ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve të pafajshëm , tha zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke. Të enjten një organizatë e peshkopëve katolikë bëri thirrje për një hetim të udhëhequr nga Vatikani lidhur me akuzat për abuzim seksual nga ish-kardinali i Washingtonit Theodore McCarrick. Në fund të muajit të kaluar Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit McCarrick, pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijë e të rritur të shkollave për priftërinj, prej dekadash.Vatikani njoftoi nëpërmjet një deklarate se abuzimet seksuale të klerit katolik, që përmenden në një raport të sapo lëshuar nga një juri e madhe në Shtetet e Bashkuara, janë kriminale dhe moralisht të dënueshme. Në deklaratën e lëshuar të enjten vonë thuhej gjithashtu se Papa Françesku qëndron në anën e më shumë se një mijë personave të viktimizuar për dekada të tëra në shtetin e Pensilvanisë. Ati i Shenjtë, siç e ka treguar edhe në Kili, vendos përpara viktimat dhe do që t’u bëjë të ditur se ai është në anën e tyre. Ai dëshiron gjithashtu që kisha të dëgjojë viktimat në mënyrë që të çrrënjosim atë që ka qenë një tmerr tragjik dhe diçka që ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve të pafajshëm , tha zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke. Të enjten një organizatë e peshkopëve katolikë bëri thirrje për një hetim të udhëhequr nga Vatikani lidhur me akuzat për abuzim seksual nga ish-kardinali i Washingtonit Theodore McCarrick. Në fund të muajit të kaluar Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit McCarrick, pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijë e të rritur të shkollave për priftërinj, prej dekadash.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 18 Gusht 2018 në Orën 17:40:16 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.17 Sekonta