Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Afganistan, dhjetëra të vrarë nga sulmi vetëvrasës..
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet e atij qyteti. Akademia Mowoud ndodhet në pjesën e Kabulit të dominuar nga popullsia e sektit Shiit. Ndërsa asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, sulmet e mëparshme ndaj popullsisë Shiite në Kabul janë marrë përsipër nga Shteti Islamik. Talebanët nuk kanë pranuar se kanë gisht në sulmin e përgjakshëm të së mërkurës. Sulmi në Kabul ndodh kur qeveria afgane po përballet me presion të madh nga Talebanët në fronte të ndryshme. Një sulm në orët e para të mëngjesit nga Talebanët ndaj një baze ushtarake në Baghlan në veri të Afganistanit, la 40 të vrarë mes forcave afgane të sigurisë. Forcat qeveritare po ashtu janë përfshirë në luftime të rrepta për kontrollin e qytetit Ghazni të sulmuar nga Talebanët të premten e kaluar. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se luftimet disa ditore kanë shkaktuar një krizë humanitare për popullsinë civile e cila përballet me mungesa rryme, ushqimesh dhe uji.Një sulm vetëvrasës me bombë brenda një prej institucioneve arsimore në Kabul ka lënë të paktën 48 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Hashmatullah Stanikzai, zëdhënës i policisë në Kabul, tha se sulmi ndodhi ndërsa nxënësit nodheshin në klasa. Akademia Mowoud ndodhet në pjesën e Kabulit të dominuar nga popullsia e sektit Shiit. Ndërsa asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, sulmet e mëparshme ndaj popullsisë Shiite në Kabul janë marrë përsipër nga Shteti Islamik. Talebanët nuk kanë pranuar se kanë gisht në sulmin e përgjakshëm të së mërkurës. Sulmi në Kabul ndodh kur qeveria afgane po përballet me presion të madh nga Talebanët në fronte të ndryshme. Një sulm në orët e para të mëngjesit nga Talebanët ndaj një baze ushtarake në Baghlan në veri të Afganistanit, la 40 të vrarë mes forcave afgane të sigurisë. Forcat qeveritare po ashtu janë përfshirë në luftime të rrepta për kontrollin e qytetit Ghazni të sulmuar nga Talebanët të premten e kaluar. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se luftimet disa ditore kanë shkaktuar një krizë humanitare për popullsinë civile e cila përballet me mungesa rryme, ushqimesh dhe uji.
Është formuar ditën E Premte , me datë 17 Gusht 2018 në Orën 00:47:07 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.61 Sekonta