Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: SHBA: Senatorët paraqesin projekt-ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë
Tregjet ruse reaguan shpejt pas publikimit të projekt-ligjit, me dobësimin e obligacioneve në rubla e dollarë. Regjimi aktual i sanksioneve ka dështuar të frenojë Rusinë nga ndërhyrja në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018 , tha senatori republikan Lindsey Graham, një nga mbështetësit kryesor të projekt-ligjit. Verën e kaluar Kongresi miratoi një ligj që parashikonte sanksione ndaj Rusisë dhe disa ligjvënës kritikuan atë që e cilësuan si hezitim të Presidentit Donald Trump për ta zbatuar atë. Zoti Trump e nënshkroi ligjin vetëm pasi Kongresi e miratoi me shumicë dërrmuese votash. Senatori demokrat Bob Menendez tha se administrata nuk i është përmbajtur plotësisht sanksioneve të vendosura. Ky projekt-ligj është hapi tjetër për t’i bërë presion Kremlinit në mënyrë që Putini ta kuptojë më në fund se SHBA-ja nuk do ta tolerojë më sjelljen e tij , tha ai. Republikanët dhe demokratët u bashkuan muajin e kaluar duke kritikuar dështimin e zotit Trump për të dënuar publikisht Presidentit Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016. Sidoqoftë, Kongresi dështoi të ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë gjë, përpara se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e verës. E ardhmja e projekt-ligjit të fundit nuk është ende e qartë. Ai duhet të miratohet si nga Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve si dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump në mënyrë që të shdërrohet në ligj.Senatorët republikanë dhe demokratë paraqitën një projekt-ligj të enjten për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, përpjekja më e fundit e ligjvënësve për të ndëshkuar Moskës lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane dhe aktivitetet e saj në Siri dhe Ukrainë. Projekt-ligji përfshin kufizime në transaksionet për borxhin e ri rus, projektet e energjisë dhe naftës, importet ruse të uraniumin dhe sanksione të reja ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë. Regjimi aktual i sanksioneve ka dështuar të frenojë Rusinë nga ndërhyrja në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018 , tha senatori republikan Lindsey Graham, një nga mbështetësit kryesor të projekt-ligjit. Verën e kaluar Kongresi miratoi një ligj që parashikonte sanksione ndaj Rusisë dhe disa ligjvënës kritikuan atë që e cilësuan si hezitim të Presidentit Donald Trump për ta zbatuar atë. Zoti Trump e nënshkroi ligjin vetëm pasi Kongresi e miratoi me shumicë dërrmuese votash. Senatori demokrat Bob Menendez tha se administrata nuk i është përmbajtur plotësisht sanksioneve të vendosura. Ky projekt-ligj është hapi tjetër për t’i bërë presion Kremlinit në mënyrë që Putini ta kuptojë më në fund se SHBA-ja nuk do ta tolerojë më sjelljen e tij , tha ai. Republikanët dhe demokratët u bashkuan muajin e kaluar duke kritikuar dështimin e zotit Trump për të dënuar publikisht Presidentit Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016. Sidoqoftë, Kongresi dështoi të ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë gjë, përpara se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e verës. E ardhmja e projekt-ligjit të fundit nuk është ende e qartë. Ai duhet të miratohet si nga Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve si dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump në mënyrë që të shdërrohet në ligj.
Është formuar ditën E Premte , me datë 03 Gusht 2018 në Orën 11:47:44 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 1.21 Sekonta