Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Presidenti Putin fton presidentin Trump në Rusi..
Duke folur para gazetarëve në një takim të vendeve në zhvillim në Afrikën e Jugut, zoti Putin tha se bisedat telefonike mes Moskës dhe Uashingtonit ishin të pamjaftueshme dhe se të dyja palët duhet të takoheshin për të folur për çështje si marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet globale. Komentet e zotit Putin u bënë pasi Shtëpia e Bardhë u zmbraps nga sugjerimi i zotit Trump se Putini mund të vinte për vizitë në Uashington këtë vjeshtë. Më pas Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se nuk do të mbahej asnjë takim para se të mbyllej hetimi i posaçëm për bashkëpunimin e mundshëm mes zotit Trump dhe Rusisë, që do të thotë se takimi nuk do të mbahej para vitit 2019.Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se e kishte ftuar presidentin amerikan Donald Trump në Moskë dhe se të dy ishin të gatshëm për takime të mëtejshme të nivelit të lartë, por se duhet të krijoheshin kushtet e përshtatshme për mbajtjen e takimit. Presidentët Trump dhe Putin u takuan në Helsinki javën e kaluar, por zoti Trump u përball me kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara pasi u duk sikur e pranoi pretendimin e zotit Putin se Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Komentet e zotit Putin u bënë pasi Shtëpia e Bardhë u zmbraps nga sugjerimi i zotit Trump se Putini mund të vinte për vizitë në Uashington këtë vjeshtë. Më pas Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se nuk do të mbahej asnjë takim para se të mbyllej hetimi i posaçëm për bashkëpunimin e mundshëm mes zotit Trump dhe Rusisë, që do të thotë se takimi nuk do të mbahej para vitit 2019.
Është formuar ditën E Shtune , me datë 28 Korrik 2018 në Orën 22:05:02 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.66 Sekonta