Artikujt e fundit
[ Më tepër në Seksionin e ri ]
ArMeKo-PHP
Mediet Amerikane: Jep dorëheqje sekretari britanik për BREXIT-in..
Në letrën e dorëheqjes dërguar kryeministres May, sekretari Davis, shkruan se rrjedha aktuale e politikës është duke e bërë gjithnjë e më pak të dukshme idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i përbashkët. Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila nuk pajtohet me vlerësimet e zotit Davis, emëroi zotin Dominic Raab si sekretar të ri për BREXIT-in, disa orë pas dorëheqjes së sekretarit Davis. Mbretëresha ishte e lumtur të miratojë emërimin e zotit Dominic Raab në postin e sekretarit për largimin nga Bashkimi Evropian , thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministres May. Më pak se nëntë muaj kanë mbetur deri në largimin e Britanisë së Madhe nga blloku dhe Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Londrën se po ecën koha për të përmbyllur marrëveshjen e ndarjes.Sekretari britanik për BREXIT-in, David Davis, tha të hënën se ka dhënë dorëheqje për shkak të planeve të rrezikshme të qeverisë britanike për largimin nga Bashkimi Evropian, në një goditje për kryeministren Theresa May, që mund të ndërlikojë bisedimet edhe ashtu të vështira për BREXIT-in. Sekretari Davis, që kishte bërë fushatë për referendumin e vitit 2016 mbi BREXIT-in, tha se marrëveshja e vështirë me kabinetin e saj paraqet lëshime përballë negociatorëve të Bashkimit Evropian, të cilët, shpreh drojën ai, thjeshtë do të kërkojnë më shumë. Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila nuk pajtohet me vlerësimet e zotit Davis, emëroi zotin Dominic Raab si sekretar të ri për BREXIT-in, disa orë pas dorëheqjes së sekretarit Davis. Mbretëresha ishte e lumtur të miratojë emërimin e zotit Dominic Raab në postin e sekretarit për largimin nga Bashkimi Evropian , thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministres May. Më pak se nëntë muaj kanë mbetur deri në largimin e Britanisë së Madhe nga blloku dhe Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Londrën se po ecën koha për të përmbyllur marrëveshjen e ndarjes.
Është formuar ditën E Marte , me datë 10 Korrik 2018 në Orën 16:48:24 nga armeko
Sa ju pëlqeu ky artikull?
Zgjidhni ju këtu më posht dhe vendosni me sa yje e pelqeni artikullin:
I Shkëlqyeshëm
Shumë i Mirë
I Mirë
Normal
Nuk është i mirë
Mesatarja: 0. || Është Votuar: 0.
Komentimet lejohen vetëm për të rregjistruarit, regjistrohu

Të gjitha përpunimet në dizenjo dhe formimet, thirrjet, komandat nëpërmjet një versioni të ri në PHP ***** ArMeKo-PHP ***** janë bërë dhe i ka të gjitha të drejtat:
Arben Mehmet Kortoçi © 2008.---.
Tërheqja e kësaj faqje u bë për: 0.49 Sekonta